Rrëzimi i dekretit për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin, reagon Meta: Deputetët të reflektojnë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pasi Komisioni i Ekonomisë i rrëzoi dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Zhvillim i freskët nga Kuvendi, ku komisioni parlamentar ka rrëzuar dekretin e presidentit për çështjen e Butrintit, çështja kaq e madhe që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe identitetin kombëtar.
Na risolli edhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin, dëgjesën ndaj ekspertëve të fushës, shoqërisë civili që u përjashtuan sot në mënyrë brutale.
Tregon qartë që deputetë që kanë vepruar në këtë mënyrë janë të diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të njërës prej pasurive më të çmuara kulturore siç është Butrinit, vetëm për arsye të errëta, korruptive, motive edhe më të thella sesa kaq, pse jo është të çkombëtarizimit.
Kemi të bëjmë me një vazhdimësi sistematike të goditjes së trashëgimisë, jo vetëm në Tiranë, Durrës por edhe ne Butrint dhe shumë zona të vendit tonë.
Deputetët në seancë plenare ti lexojnë të gjitha argumentet që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës, konventave ndërkombëtare, demonstrojnë paligjshmërinë dhe mungesën totale të transparencës”, tha Meta.