Fitoi betejën me sëmundjen: Një mesazh falenderimi nga Limos Dizdari
Nga Limos Dizdari
Të nderuar miqtë e mi të vertetë
Ishit jashtëzakonisht të shumtë, Ju, o njerëz që u gjendët si një koral i brengosur që më uruat me shpirt shërim të shpejtë kur u sëmura në mënyrë të befasueshme.
Ju jam mirënjohës dhe mbetem nje borxhli i përhershëm ndaj butësisë tuaj shpirtërore, respektit dhe mirënjohjes së treguar.
Respekti dhe mirënjohja juaj flet dhe prezanton shumë tek unë.
Ajo, së pari, shërbeu si një mjekim i madh human që më shoqëroi në spital, më nxorri prej andej dhe më aftësoi t’u kthehem dashurive dhe mirëkuptimit pafund ndaj punës dhe shpirtit tuaj çudibërës.
Për Ju, o besimtarë, që shpresuat në çudinë e lutjes për shërim të mbarë, kjo shpresë ju bën edhe më të thellë në hyjninë tuaj.
Por edhe materialistët që besojnë tek forca e vullnetit njerëzor, u pa qartë dhe në mënyrë konkrete tek stafi mjekësor që, po njësoj, konkretizoi lutjen e të gjithë juve të shumtë që më dhatë shpresë, besim dhe buzëqeshje.
Më kthyet në jetë mes jush mbasi më mësuat shumë gjëra të panjohura që i dini vetëm ju, njerëzit e mirë që shikoni, çmoni dhe vlerësoni me dimensionin e nderit, të punës e të së vërtetës.
Mbetem me një hall të vetëm…a do mund t’i kthej këto fjalë në tinguj që të vazhdojmë të ecim në rrugën e së vërtetës? Që edhe nje herë, në kushte të reja, me folët thjeshtë dhe qartë se rruga drejt të mirës kalon vetëm mes jush, që doni vendin dhe kulturën tonë. ,
Ju faleminderit
Limosi