Deputetja e Sarandës shkel “urdhrin” e Berishës: Erdha sepse Begaj do të dekretojë qeverinë tonë shumë shpejt
Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa ishin deputetët e vetëm nga grupimi i Berishës që ishin prezentë në Kuvend.
Deputetja Zhupa tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte i njëanshëm, por nuk donte që ta paragjykonte Bajram Begajn në ditën që betohej.
Ajo tha se ky është vendimi i saj personal dhe Berisha është në dijeni.
“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në kryesinë e PS, ndryshe nga ç’e meritonte procesi. Ishte i kapur dhe i kontrolluar nga mazhoranca.
Megjithatë, mendoj se nuk duhej ta paragjykoja Presidentin që sot betohej. Shpresoj të jetë në lartësinë që kërkon pozicioni dhe do të jetë mbi palët. E kisha si detyrë edhe si deputete që të respektoja Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë edhe qeverinë e PD-së. Ne nuk kemi pasur mbledhje grupi, pro nëj qëndrim zyrtar të PD dhe deputetët marrin vendimet e tyre. Berisha është në dije të prezencës time sot këtu”, tha Zhupa para gazetarëve.