EMRI/ Ky është një nga autorët e plagosjes së 3-fishtë në Ksamil, i arrestuar në vitin 2016! Si ndodhi përplasja mes dy grupeve
Gjegj Arapi, një nga autorët e plagosjes së trefishtë pas sherrit të ndodhur pasditen e sotme në Ksamil është me precedentë të mëparshëm penalë.
Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i arrestuar në vitin 2016 pasi i është gjetur në banesë një kallashnikov dhe 56 fishekë.
Ditën e sotme, Arapi ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë në momentin kur është konfliktuar me tre pjesëtarët e familjes Ahmeti.
Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por më pas njëri prej tyre, Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më kritike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.