Drejtonte makinën tap, policia e Sarandës arreston 50- vjeçarin nga Finiqi
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Finiq.
Ai u arrestua për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur .
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.