Bashkia Sarandës, prezantohet në panairin ndërkombëtar të turizmit
Nga 2-4 qershor Bashkia Sarandë u prezantua në Edicionin e 4-t të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Mjedisit në ambientet e ExpoCity, Tiranë.
Stenda u përfaqësua me një varg destinacionesh turistike, pjesë të trashëgimisë kulturore, historike e natyrore.
Pjesë përbërëse e promovimit ishte edhe turizmi malor e ai detar, ekoturizmi e agroturizmi, me të cilat u prezantua një paketë e plotë destinacionesh në Sarandë dhe rreth saj.
Pavionet me logon Bashkia Sarandë tërhoqën vëmendjen dhe interesin e turoperatorëve dhe bizneseve vendase e te huaja, ku spikatën vende si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Sllovenia dhe Egjypti.
Pjesë e programit të Panairit ishin dhe takimet B2B, wokshope e takime me fokus turizmin e qëndrueshëm, ku me theks të veçantë u trajtuan sfidat për të zhvilluar turizëm gjithëvjetor.
Stenda e Bashkisë Sarandë u përshëndet edhe nga Ornela Çuçi, zëvendësministre e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Në ditën e tretë të Panairit ishte e pranishme zonja Almira Xhembulla, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.