Bashkia Sarandë vendos urdhërin e ri për disiplinimin e orareve nga 1 korriku deri më 30 shtator
Përmes një vendimi bashkia e Sarandës ka vendosur urdhërin e ri për disiplinimin e orareve nga 1 korriku deri më 30 shtator.
NJOFTIMI
URDHËR
Nr. 124, Datë 21.06.2022
PËR DISIPLINIMIN E ORAREVE TË PUNËS PËR PERIUDHËN 01 KORRIK 2022 – 30 SHTATOR 2022.
🟢 Ndërprerjen e veprimtarive të mjeteve të rënda të ndërtimit, si: çekiçë, fadroma, betoniera etj., në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, duke filluar nga 1 korrik deri më 30 shtator 2022,
📌Përjashtohen:
🔸 Rastet e proceseve operacionale që nuk mund të ndërpriten, ose kur mosrealizimi i tyre krijon pasoja financiare nga moszbatimi i kontratave dhe veprimtaria e operatorëve të kontraktuar nga Bashkia për punë publike.
🔸 Rastet e mësipërme lejohen vetëm me autorizim të veçantë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
🟢 Intervali prej orës 14:00-17:00 dhe pas orës 21:00 të çdo dite, konsiderohet orar pushimi dhe ndalohet çdo lloj punimi që gjeneron zhurmë, në ambiente publike, private apo familjare dhe që bëhet burim shqetësimi për banorët.
🟢 Orari i veprimtarisë dhe muzikës në ambientet e bareve, restoranteve dhe njësive akomoduese, si dhe njësive të tjera të kësaj kategorie, do të jetë në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Brendshëm Nr. 310 Datë 01.04.2019, paragrafi 2, kapitulli” Detyrat e Task- Forcës” pika 2 dhe 3.
🟢 Orari i furnizimit të subjekteve tregëtare dhe njësive të shërbimit do të jetë:
🔸 Me automjete mbi 3.5ton në oraret 24:00 – 06:00.
🔸 Me automjete deri në 3.5ton në oraret 24:00-06:00 dhe 13:00 – 15:00.
🟢Ngarkohet për zbatimin e këtij Urdhëri, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Policia Bashkiake dhe IVMT.
🟢Urdhëri Nr. 82, Datë 21.06.2021, “Për disiplinimin e orareve të punës dhe mënyrës së funksionimit të njësive të shërbimit, tregtisë dhe veprimtarive të tjera, në mjedise publike e private”, shfuqizohet.
🟢 Ky Urdhër hyn në fuqi më 1 korrik 2022 dhe shpallet në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë, për t’u bërë i njohur nga publiku.