Avokatët e Sarandës në protestë: Kundër shkrirjes së Gjykatës së Apelit dhe Administratives në Gjirokastër
Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i janë bashkuar avokatë të disa qyteteve në vend.
Në shumë qytete avokatët kanë qenë në unison dhe kanë refuzuar të jenë në seanca në shenjë proteste kunër hartës së re gjyqësore.
Kësisoj, që prej orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, avokatët e Sarandës kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë.
Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarandës do të vazhdojë funksionimin normal, por avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër.
Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët u shpreh Merdan Nora, përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Sarandë.
Bojkoti i lajmëruar i avokatëve ka shkaktuar paralizim të drejtësisë.
Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve do të vijojë nga sot e deri në datën 17.