U zhdukën për 6 orë pasi morën pedalionin me qira në Ksamil, gjenden në ujërat greke dy turistet gjermane
Janë gjetur dy turistet gjermane të cilat rezultuan të zhdukura në Ksamil.
Dy pushueset morën rreth orës 12:00 një pedalion me qira për të shëtitur deri në orën 15: 00, por që nuk janë kthyer më.
Kanë qenë pronarët e pedalionit ata që të shqetësuar kanë ngritur alarmin për dy vajzat pushuese dhe kanë njoftuar policinë.
Pas marrjes së njoftimit Policia Kufitare e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke janë vënë në kërkim. Dy pedalonet janë gjetur të shtyra nga rrymat detare, në ujërat greke.
Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ja ka dorëzuar palës shqiptare. Shtetaset gjermane tani ndodhen në portin e Sarandës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ksamil/Sqarim
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, për 2 turiste që janë larguar me një pedalone, rreth orës 13:00 dhe nuk janë kthyer më, sqarojmë se:
Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore.