Sarandë, Gurma dhe zv.ministri i Brendshëm inspektojnë shërbimet online në zyrën e gjendjen civile
20 ditë pas thjeshtimit të shërbimit ndaj qytetarëve në zyrën e Gjendjes Civile, duke ofruar marrjen e dokumenteve zyrtare pa nevojën e paraqitjes në sportele fizike, Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila dhe Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, të shoqëruar nga Kryebashkiaku Adrian Gurma, inspektuan nga afër ecurinë e këtij procesi.
Zëvendësministri Mahila tha se nuk do të ketë shkurtime të punonjësve të këtyre shërbimeve, edhe në kushtet e ofrimit të tyre online. Informacioni i konfirmuar nga punonjëset ishte se ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve që vazhdojnë të paraqiten në sportelet fizike dhe treguan për asistencën që u jepet, sidomos njerëzce nga mosha e tretë, për të realizuar aplikimin e marrjes së dokumenteve online.
Kryebashkiaku Gurma tha se janë marrë masa që asistimi i njerëzve të painformuar sa duhet dhe të pafamiljarizuar me teknologjinë e informacionit, të shtohet gjatë muajve të verës, me kthimin e emigrantëve.
Zoti Mahile vlerësoi punën e deritanishme dhe masat për muajt e verës, me punonjëse të spikatura për online, ndërkohë që sqaroi se edhe emigrantët, pavarësisht nga shteti ku ndodhen, bëhen përfitues të shërbimeve online përmes aplikimit në e-albania.
Përjashtim nga kjo, shtoi zëvendësministri Malile, bëjnë vetëm disa shërbimeve që ende kërkojnë paraqitje fizike në sportelet e Gjendjes Civile, të cilat tha se tashmë realizohen në kushtet e një ngarkese shumë më të lehtësuar të punonjëseve të këtij shërbimi.
Ecuria e ofrimit të shërbimeve online për qytetarët, u vlerësua e mirë dhe ndryshimi i dukshëm në marrjen e dokumenteve pa vonesa, pa pengesa e në çdo moment, nga kudo ku qytetarët ndodhen, duke u kursyer atyre kohë, energji dhe para, pa qenë nevoja për prani fizike në sportele.
Zëvendësministri tha se synimi është që edhe shërbimet e administratës publike, duke filluar nga viti 2023, të ofrohen pa radhë, thjesht online.