Maturantët e Delvinës do i kryejnë provimet në Sarandë, Hari Imeri: Do jetë një problem psikologjik për ta
Këtë vit maturantët e qytetit të Delvinës nuk do i kryejnë provimet në shkollat e tyre, por do i bëjnë ato në qytetin e Sarandës.
Pas këtij vendimi ka reaguar dhe ish kryetari i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Nga ky vit maturantët delvinjot edhe provimet e lirimit do ti zhvillojnë jo në qytetin e tyre, por në një qytet tjetër, atë të Sarandës. Për maturantët kjo do të ndikonte negativisht në psikologjinë e tyre para provimeve, gjë e cila do të sillte rezultate jo të mira për ta.
Qeveria Rama de facto dhe de jure po dëshmon se qyteti i Delvinës i intereson vetëm në ditën e votimit”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/