I akuzuar për korrupsion, GJKKO shpall vendimin perfundimtar për prokurorin e Sarandës
Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar ndaj prokurorit të Sarandës, Sali Hasa dhe bashkë të pandehurve.
Prokurori Sali Hasa u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “korrupsionit”, ndërsa GJKKO ka dhënë pafajësi për akuzën “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Ish-prokurori Hasa rezultoi se u përfshi në afera korruptive gjatë një hetimi të kryer për trafik narkotikësh.
Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh, por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive.
Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që gjeti probleme të shumta në deklarimin e pasurive dhe mungesë burimesh financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.