Fshati me dy fëmijë/ Livia e Finiqit vetëm me të moshuar, pa mjekë, ujë e energji
Në fshatin Livinë të Finiqit, aty ku kanë mbetur vetëm dy fëmijë e shumica e banorëve janë të moshuar, mungojnë shërbimet bazë. Në fshat nuk ka mjekë, ndërsa përditshmëria vështirësohet nga problemet me ujin, energjinë dhe infrastrukturën.
Vetëm dy fëmijë i kanë mbetur fshatit Livinë të Finiqit.
Kopshtet e shkollat janë mbyllur vite më parë.
Në fshatin dikur shumë të populluar sot jetojnë rreth 100 banorë, shumica prej tyre në moshë të thyer.
“Pleq, iku fshati u mbyll.”
“Familja ka ikur, ne vuajmë si qeni.”
Thonë se kushtet ekonomike i kanë detyruar të rinjtë të largohen.
“Po ikën pleqtë mbaroi fshati. Të rinjtë nuk kthehen këtu dhe me të drejtë, nuk kanë çfarë të bëjnë.”
Banorët e mbetur vuajnë mungesën e shërbimeve bazë. Në fshat nuk ka mjek dhe për një vizitë detyrohen të shkojë në Mesopotam.
Shpesh kanë probleme me ujin dhe energjinë.
“Ku ka mjekë këtu, vetëm në Mesopotam.”
“Herë ka drita, herë nuk ka.”
Pensioni i ulët nuk u mjafton të përballojnë jetesën që është vështirësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së çmimeve.
“Asnjë të ardhur, kemi ca bagëti, me ato sa për vete.”
“Me 100 mijë lekë të vjetra çfarë do marrësh?”
Në dyqanin e fshatit lista e borxheve është e gjatë.
“Ka njerëz që marrin me listë, paguajnë kur marrin pensionet. Vijnë shkruajnë prapë, nuk del hesapi.”
Të keqardhur, banorët thonë se nëse nuk investohet, Livina brenda pak vitesh rrezikohet të mbetet bosh.