Denoncimi i pazakontë në Sarandë: Një grua më ka hyrë në shtëpi dhe nuk ikën më…
Nje denoncim i pazakonte eshte bere ne policine e Sarandes.
Nje qytetar ka denoncuar nje grua 47- vjeçare e cila i ka hyrë ne banese dhe nuk del me prej saj.
Njoftimi policise
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen M. D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.
Matrialet në Prokurori u referuan pasi shtetasi L. P. ka bërë kallëzim se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.