Delvinë, burri shkon në polici: Gruaja më dhunon psikologjikisht
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, banues në Delvinë, në ngarkim të shtetases H. Sh., 34 vjeçe.
Materialet në Prokurori u referuan pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, se 34-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.