Berisha shfaqet krah Sazan Gurit për të “mbrojtur” Butrintin: Po shkatërrohet pasuria e shqiptarëve
Sali Berisha është shfaqur sot krah “presidentit” Sazan Guri.
Kryetari i “Foltores” thotë se po shkatërrohen pasuritë e shqiptarëve.
Ai ka akuzuar qeverinë se synon të dëmtojë Parkun e Butrintit.
“E garantoj Edi Ramën se nuk do mundet të sillet me Butrinin sikur te ishte plaçkë e baballarëve të tij. ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara.
Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kaë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim ata kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt.
Unë do përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është ndër projektet më korruptive në Shqipëri dhe Evropë, shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, u shpreh Berisha.