Akuzat për Butrintin/ Reagon Fondacioni Shqiptaro-Amerikan: Qëllimi është ruajtja dhe promovimi i parkut!
Parku Kombëtar i Butrintit ka qenë një ndër çështjet më të diskutuara ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk kanë munguar as akuzat mes deputetëve të opozitës se ky park do të jepet me koncesion.
Mes diskutimeve, Kryeministri Rama ka bëërë të ditur edhe fonacionin që do të investojë në Butrint, pa e dëmtuar atë.
Ndërkohë, këtë të shtunë ka reaguar edhe fonacioni “AADF”, duke treguar edhe investimet e bëra në sitin më të rëndësishëm në Shqipëri.
“AADF ka kontribuuar në Parkun Kombëtar të Butrintit që prej vitit 2009. Qëllimi ynë është të mbështesim ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Butrintit, si siti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
AADF ka kontribuuar 1.2 milionë USD për instalimin e kamerave, insfrastrukturës turistike dhe tabelave, rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, sistemet e biletave elektronik dhe zhvillimin e Planit të menaxhimit të Integruar. Falë këtyre parku ka shënuar rritje të të ardhurave.
Pronësia dhe kontrollin mbi Butrintin, ashtu si me të gjitha sitet e tjera kulturore në Shqipëri, nuk ndryshon.
Pas miratimit të Planit nga Qeveria Shqiptare, AADF do të kontribuojë me 5 milionë USD të tjera, në mënyrë që Parku Kombëtar i Butrintit të njihet si: “Një model i qëndrueshëm menaxhimi për zonat me elementë kulturorë dhe natyrorë, duke bërë një qendër për ofertën turistike rajonale dhe duke ofruar vizitorëve një eksperiencë unike”, thuhet në deklaratën e fondacionit shqiptaro-amerikan.