Personat “non grata”, deputetja e Sarandës: Koha për tu ndarë nga tranzicioni, të ecim përpara me reformat
Ish-ministrja e Financave Anila Denaj në studion e ‘Të Paekspozuarit’ lidhur me shpalljen ‘non grata’ të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit u shpreh se dëshmi e kësaj përpjekje është dhe reforma në drejtësi.
Ajo tha se ka ardhur koha që të gjithë të mendojnë se nuk është e shkuara, por e ardhmja për ti dalë përpara dhe për të krijuar një besim ndaj të gjithë politikës dhe reformave. Sipas saj ky është një mesazh i mirë në këtë betejë 30-vjeçare tranzicioni për të luftuar korrupsionin dhe jo vetëm për Shqipërinë.
“Është e lidhur me vijueshmërinë e një lufte që në Ballkanin perëndimor nuk ka qenë e lehtë. Dëshmi e kësaj përpjekje është dhe reforma në drejtësi që është një produkt i politikës shqiptare që maxhoranca socialiste e kaloi dhe sot është realitet. Një korrupsion që prodhon mëkatarë, por ka edhe drejtësi, qoftë në kontekstin e vendimeve të procesit të vettingut, ashtu edhe mbështetja që i jep Ballkanit Perëndimor, lajme të tilla.
Mbështetja që i kemi dhënë platformës euro-atlantike, është një lajm i mirë, për të luftuar dhe për të mos guxuar. Ka ardhur koha të mendojmë se nuk është e shkuara, por edhe ardhmja për ti dalë para dhe për të krijuar besim edhe ndaj politikës dhe reformave të rëndësishme. Nuk kam detaje për personat dhe do të ishte spekulative të flisja. Por, mesazhi është i fortë. Është mesazh i mirë në këtë betejë 30 vjeçare për të luftuar korrupsionin. Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Ballkani”, tha Denaj.