Këshilli Bashkiak i Sarandës mblidhet në Ksamil: Ja temat e diskutuara

Siç ndodh në mënyrë periodike, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Sarandë, u zhvendos në Njësinë Adimistrative Ksamil.

Në krye të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje, ishte vendimmarrja e natyrës sociale, e lidhur me dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi 6% i bllokskemës së ndihmës ekonomike për muajin mars 2022, me ndihmën ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për këtë muaj,si dhe për mbështetjen financiare për familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, nga të ardhurat e Bashkisë, për zbutjen e efekteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë, me shtesën mujore prej 3,000 lekësh.

Këshilltarët Bashkiakë dëgjuan dhe vlerësuan raportimin e bërë nga specialistët e bashkisë, mbi situatën e pyjeve e kullotave, për masat e mbrojtjes nga zjarri, si dhe për përgatitjet për sezonin turistik.

U raportua mbi risitë që pritet të shoqërojnë sezonin “Verë 2022” dhe u dhanë argumenta se ku mbështeten pritshmëritë për një sezon të mbarë.

U prezantua se ndër veçoritë e sezonit “Verë 2022” janë se ai ka nisur më herët, do të ketë ofertë të diversifikuar përtej kufijve territorialë, përtej kufijve stinorë dhe shoqëruar nga evente artistike, kulturore e sportive.