IKMT shemb ndërtimet pa leje në Borsh, gjoba deri në 50 milionë lekë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon prej dy ditësh aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Ditën e sotme, aksioni u përqendrua në shembjen e ndërtimeve dhe lirimin e hapësirës publike në zonën turistike të Borshit.
Burime bënë të ditur se krahas shembjeve të ndërtimeve pa leje, IKMT ka gjobitur me shuma që arrijnë deri në 50 milionë lekë bizneset përgjatë bregdetit.
Në prag të hapjes së sezonit turistik, një aksion i tillë po zhvillohet edhe përgjatë akseve kombëtare.