“Dy anije në Triport të Vlorës për prodhimin e energjisë”, Balluku: Siguri energjetike për dy vjet
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku ka njoftuar se në Triport të Vlorës do të ankorohen dy anije për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet.
“Me mbështetjen edhe të ambasadores amerikane dhe kompanisë që punon për termocentralin e Vlorës, kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruara në Triport dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do të prodhojnë energji deri sa TEC-i të vendoset në punë.
Janë termocentrale lundruese, nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar por edhe e misheluar. Do të na japë pavarësi energjetike përgjatë verës. I jep frymëmarrje sektorit energjetik, detajet në ditët në vazhdim”, tha Balluku.
Sipas drejtorit Arbër Avrami kjo është një zgjidhje emergjente dhe siguron energji për dy vjet.
“Zgjidhje emergjente për prodhimin e energjisë, siguri energjetike për dy vjet. Kapaciteti i dy anijeve është 114 megavat në orë. Kjo kontratë është për dy vjet dhe do përdoret për raste emergjente nga KESH”, tha ai.