CNN: Shqipëria alternativa më e mirë për të shmangur vendet e BE-së me rrezikshmëri të lartë
Për turistët amerikanë që duan të kalojnë pushimet në Europë por kanë frikë nga infektimi me Covid, CNN rekomandon Shqipërinë si alternativën më të mirë.
Në shkrim të medias prestigjoze amerikane, Shqipëria renditet mes vendeve të sigurta për turizëm, teksa pandemia e koronavirusit ende nuk ka përfunduar.
Sipas CNN, ka tre javë që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara nuk ka ndryshuar listën e vendeve të nivelit 4, ndër më të lartët për rrezikshmërinë nga Covid. Në këtë listë bëjnë pjesë shumica e vendeve të Bashkimit Europian, si Greqia, Italia, Spanja, Franca e Gjermania, të konsideruara si destinacionet më kryesore për turistët amerikanë.
Në të njejtën listë është edhe Britania e Madhe.
Mes zonave të sigurta ndaj Covid-19 në vendin tonë, renditet Ballkani Perëndimor, krahas Shqipërisë edhe Kosova e Bosnje Hercegovina.