Bora Muzhaqi kritikon sjelljen e Ina Zhupës: E prisja diçka të tillë nga Berisha, por jo nga një vajzë e re
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka dënuar sjelljen e deputetes Ina Zhupa në Komisionin për Edukimin, ku i tërhoqi mikrofonin Elva Margaritit.
Muzhaqi tha se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe se duhet dënuar, teksa tha se një gjë e tillë pritet nga Sali Berisha, por jo nga një vajzë e re.
“Dua të ndajë me ju një shqetësim që lidhet me një situatë të ndodhur në Komision dy ditë më parë. Nuk doja të sillja në vëmendje një sjellje jashtë çdo standardi etike, apo përkujdes professional duke qenë një person publik, por kam frik se duke mos folur për të, duke mos e trajtuar e duke mos e dënuar jemi duke u dhënë fëmijëve dhe të rinjve një shembull të keq. Që Absolutisht nuk duhet të ndiqet, e mos konvertohet në një model sjelljeje. Sjellja dhe edukata janë parime bazë që fillohen u mësohen fëmijëve që në fillimet e jetës.
Unë dhe shumë të tjerë si unë janë shtangur nga ajo sjelle aq harbute dhe agresive, aq edhe kundër çdo kodi etike dhe morale. Mbi të gjitha jam e shtangur që ajo sjellje nuk vjen nga një politikan që kam qëkur kam lindur që e shoh, nga Foltorja në Foltore. Se nga ai për të qenë i sinqertë…nga ai e pres, por kur kjo sjellje vjen nga një vajzë përfaqësuese e brezit të ri më trishton edhe më shumë se sjellja e javës së kaluar në parlament.
Shtyrja e një kolegu në parlament dhe heqja e mikrofonit nuk janë larg nga njëri tjetri, që tregojnë agresivitet. Kur vjen çështje te sjellja të mund të zbatoheshin në Parlament në shekullin e 21, pa patur nevojë për ndëshkime. Bëj thirrje që të bashkohemi për të marrë masa për një shembull që e shohin fëmijët dhe nipërit tani” tha Muzhaqi.