VIDEO/ Rama publikon pamjet: Shtrohet dyshemeja e Aeroportit të Vlorës
Ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga zona ku do ndërtohet aeroporti.
“Punë e paqme për krijimin e “dyshemesë” së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve” shkruan Rama.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një projekt 10 kilometra në veri të qytetit të Vlorës në Shqipëri.
Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.
Përveç ndërtimit të aeroportit, projekti përfshin një marinë dhe kantier agroturizmi.