Sarandë: 40 Shënjtorët dhe besimi si nxitje për turizmi
Nga Piro NAÇI
40 Shënjtorët dhe besimi si nxitje për turizmin . 9 Marsi është dita e përkujtimit të 40 martirëve të krishtërimit. Saranda është nga të paktët qytete në botë që mban këtë emër. Ndoshta i vetmi. ‘’Çmimi’’ shumë i madh.
Nuk po ndalem në aspektin fetar por edhe të të gjitha problemeve që mbart Manastiri ndër vite. Një plagë ende e pashëruar. ’’O noon noito’’… …Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, pelegrinazhi dhe turizmi fetar ,është forma më elastike e turizmit që sjellin turistë gjatë gjithë vitit.
Kjo është edhe forma më e vjetër e turizmit. Rreth 300 milion njerëz udhëtojnë çdo vit në vende e objekte fetare…sipas shoqatës Botërore të Udhëtimeve Fetare (WRTA) , një nga shembujt më të mirë e kemi tek pragu i portës. Korfuzi është i dëgjur jo vetëm për turizmin në përgjithësi por edhe atë fetar në veçanti duke filluar që nga festimet e Pashkës e deri tek Shën Spiridhoni që është personifikimi dhe mbrojtësi i ishullit.
Menaxhimi i këryre festave i kanë dhënë një shtysë turizmit por edhe karakter të veçantë qytetit. Jo vetëm Korfuzi, mund të përmendja këtu edhe Meteorën, Tinon, Siron e të tjera destinacione që i kemi pranë, por edhe pak më larg, Italinë e deri në Ukrainën martire…
Në ishullin Chios të Greqisë ndodhet një kishë që ka marë emrin Shën Maria Shqipëtare (Panagia Arvanitissa) . Histori e shtrirë ndër shekuj.(shek XI e.s) Ajo bën fjalë për prejardhjen e saj nga banorët e ardhur nga zonat përreth manastirit të dëgjuar të Dyzetë Shënjtoreve, nga fshatrat që sot shtrihen në rrethinat e Sarandës…
Saranda me manastirin e 40 shënjtorëve jo vetëm mund ti ngjajë Korfuzit, pse jo, edhe t’ja kalojë…!!! ‘’Çelësat e kashtës’’ ka Ministria e Turizmit që ka vendosur të hapë sezonin turistik më 1 Maj!… Saranda mundet dhe duhet të ketë ‘’çelësin’’ e saj për të hapur sezonin turistik në Mars, në përkujtim edhe të emrit që ajo mbart.
Por jo vetëm Manastiri. Saranda është e pasur me shumë objekte dhe kulte fetare. Një nga hapat e parë që mund të hidhet, një Protokoll bashkëpunimi, në fushën e turizmit të pelegrinazhit midis Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së Sarandës…
Kjo nuk duhet të mbetet jashtë vëmendjes edhe të Ministrisë së Turizmit.Të paktën për Sarandën, do të ishte një dritare e re e Turizmit që aq shumë e ka nevojë. Forma dhe mënyra ka plot. Në këtë ditë, në vende të ndryshme të botës, bashkë me rritet fetare, mbjellin, për të patur një prodhim të mbarë… Saranda , këtë eveniment duhet ta ‘’mbjellë’’ sot për të korrur nesër.