Rikthehet në politikë ish-kryeministrja turke që kërcënoi grekët për Sarandën
Ish-kryeministrja turke Tansu Çiller pritet të rikthehet në politikë pas një shkëputjeje më shumë se 20-vjeçare. Çiller deklaroi gjatë daljes së fundit në media se “e kishte marrë malli për popullin” dhe se “i kishte turqve një borxh që tashmë duhet t’ja kthejë”.
Situata politike është mjaft e rënduar në Turqi, me ekonominë që po përballet me çmime tepër të larta, lirën e rrënuan dhe kompanitë që largohen nga vendi. Turqia pritet të ketë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm, periudhë në të cilën pritet që ajo të rikthehet në politikë duke u kandiduar një njërën prej partive të qendrës për shkak edhe të së shkuarës së saj politike.
Çiller është ish-kryeministrja turke që i dha ultimatum Greqisë të mos fuste trupa në Shqipëri gjatë krizës së vitit 1997. Në atë kohë, anijet greke ishin future në gjirin e Sarandës, por një ultimatum nga Ankaraja bëri që grekët të tërhiqeshin. /