FOTOT/ Tuneli i Llogarasë avancon 1200 metra. Favorizohet nga formacioni gjeologjik
Deri më tani, projekti i Tunelit të Llogarasë ka avancuar në 1200 metra. Kjo bëhet e ditur nga kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ku informon për ecurinë e punimeve. Sipas kryeministrit, puna ka ecur me ritme të larta edhe falë një formacioni gjeologjik tejet të favorshëm për ecurinë e punës.
Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet përmes një partneriteti publik-privat 35-vjeçar me një konsorcium turk, që është shpallur fitues me vlerë investimi prej 17 miliard lekësh.
Afati i zbatimit të kontratës do të jetë 37 muaj. Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km, ndërsa do të shkurtojë kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta.
Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës Vlorë – Sarandë, ndërkohë që sipas projektit ai nis nga Ura e Shën Elizës dhe do e ketë daljen në Urën e Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë.