Delvinë, të “sfiduar” e të harruar në pleqëri! Çifti i moshuar mbijeton në skamje në fshatin Rusan
Shpopullimi ka prekur të gjithë fshatrat e Delvinës ku kanë mbetur kryesisht të moshuar. Disa prej tyre jetojnë në kushte ekstreme dhe të harruar nga institucionet e kujdesit.
Dallëndyshe Dino dhe Lufti Neimi u sfiduan në pleqëri.
Çifti jeton mes varfërisë e pamundësisë në fshatin Rusan në Delvinë.
“Nuk kemi kacidhe.”
Disa javë më parë 78-vjeçarja pësoi djegie në gjymtyrë.
Varfëria e tejskajshme i ka kufizuar asaj shërimin.
I shoqi Luftiu tregon se në shtëpi nuk kanë as ushqime.
Me pensionin e radhës duhet të lajnë borxhet.
“Ilaçe dhe borxhe që kemi marrë.”
Për ndihmë i janë drejtuar Bashkisë se Delvinës, por sipas tyre dera u është mbyllur në fytyrë.
“Nuk duan t’ia dinë fare.”
Fëmijët në emigracion kanë vite pa i parë.
Mëshira e fqinjëve është ndihma e vetme për të moshuarit.
“Mos të më gjendej ai në dyqan…”
Pa shpresa për të nesërmen, mes pleqërisë plotë vuajtje sigurimi i një vakti ushqimor është sfida e çdo dite, për Dalandyshen dhe Luftiun të mbetur të vetëm dhe të braktisur.