Butrinti nuk përmbahet, fiton me rezultat të thellë ndaj Maliqit
Kategoria e Parë zhvillon sot tre nga tetë ndeshjet e mbetura për javën e 23 të sezonit.
Butrinti ka marrë një fitore bindëse në fushën e saj kundër Maliqit.
Sarandiotët triumfuan me rezultatin e thellë 4-0, duke siguruar një tre pikësh të artë në luftën për mbijetesë.
Golat për ekipin e Butrintin u shënuan nga ana e Hyska, Onuh që realizoi një dopietë, dhe Jaupaj.
Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e 10-të me 27- pikë të grumbulluara.
Sfida e radhës do jetë në transfertë kundër Tërbunit. /Sarandanews.com/