Adrian Gurma pret në takim përfaqësues të GIZ Albania: Menaxhimi mbetjeve fokusi kryesor i bisedës
Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, priti në një takim përfaqësues të GIZ Albania nga projekti “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gurma tregon temat e diskutimit që u biseduan me përfaqësuesit e GIZ Albania.
“Në takimin me përfaqësues të GIZ Albania nga projekti “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese”, diskutuam mbi arritjet e vitit që lamë pas dhe sfidat e sezonit që kemi përpara.
Fokusi kryesor është ndarja në burim e mbetjeve të riciklueshme dhe procesimi i tyre në qëndrën burimore të ngritur tashmë në Volloder, e më pas shitja e tyre te kompanitë ricikluese.
Zgjerimi i modelit të suskesshëm edhe në zona të tjera brenda territorit të bashkisë si edhe fushatat e ndërgjegjësimit dhe edukimit do të jenë aktivitetet kryesore në muajt në vijim”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/