30 vjet pa hipotekë! Në Finiq, qindra fermerë nuk kanë certifikatë për tokën
Në bashkinë e Finiqit qindra fermer ende vijojnë të vuajnë pasojat e mos certifikimit dhe hipotekimit të tokës së tyre bujqësore.
Ky proces që po zgjat më shumë se 30 vjet, ende nuk ka sistemuar me një certifikatë pronësie shumicën e banorëve të bashkisë së Finiqit. Bëhet fjalë për më shumë se 60 mijë tituj pronësie, prej të cilëve vetëm 15 mijë janë pajisur me certifikatë pronësie.
“Kemi 30 vjet që s’kemi marrë tapitë akoma.Pse mos ti kemi tapitë? Ti kenë fëmijët tanë, pa ne do të vdesim. Ne kërkojmë nga shteti që të na ndihmojë, të merret seriozisht me këtë problem”, thotë një banor.
Prej vitesh po vazhdon problematika e mos regjistrimit të tokave e cila çon në mos subvencionimin edhe të naftës dhe produkteve bujqësore që vijnë prej këtyre sipërfaqeve.
Në njësinë administrative Finiq janë dy fshatra që nuk janë mbaruar azhornimet, kështu që do u japim prioritet dhe përfundim të procedurave. Mungesa e certifikatës së pronësisë pezullon për disa lloje të aktiviteteve të tjera për tu financuar, për të marrë investime nga programe të ndryshme.”
Ligji i 20 20 i cili ja kaloji këtë kompetencë hipotekës apo zonave kadastriale nuk ka arritur të jap efektivitet.
“Ligji 20 20 ka krijuar një ngërç në problematikën e regjistrimit të pronave sepse heq kompetencën nga pushteti lokal dhe ja jep kadastrës, dhe kadastra duhet të bëjë regjistrimin e pronave dhe kjo ka rreth 2 vjet që nuk po funksionon“, thotë kryetari i bashkisë, Kristaq Kristo.