Shuaip Beqiri injoron urdhërin e Belinda Ballukut: Jemi kundër bashkimit të ujësjellësit të Konispolit me Sarandën

Këshilli i Bashkisë Konispol hedh poshtë propozimin e Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë për bashkimin e Shoqërisë së Ujësjellësit të Konispolit me Sarandën, Delvinës dhe Finiqit.

“Brenda territorit të bashkisë tonë duam ta menaxhojmë vetë ujësjellësin sepse kemi siguruar 24 orë ujë dhe jemi të suksesëshëm”, u shpreh kryebashkiaku Shuaip Beqiri.

“Bashkimi me Sarandën dhe bashkitë e tjera nuk i shërben bashkisë tonë”, thanë në diskutimin e tyre zyrtarë të administratës së bashkisë.

Edhe këllishtarët e këshillit bashkiak Konispol u shprehën kundër bashkimit të ujësjellësit të Konispolit me Sarandën.

Edhe disa kryetarë bashkish janë kundër këtij propozimi të Ministrisë së Infrastukturës për grumbullimin e unësjellësave në një shoqëri të vetme, vuri në dukje kreu i bashkisë Konispol.
Këshilltarët e Konispolit votuan në unanim kundër idesë së kooperativizimit të ujësjellësave.