Sarandë- Fotovëzhgim: Tabelë ‘memece’ për Onhezmin në zemër të qytetit, në prag të çeljes së vitit turistik 2022
Nga Kleo Hundëcova
-Kjo tabelë spjeguese në shqip dhe anglisht mbi Bazilikën paleokristiane dhe Sinagogën hebraike, në zemrën urbane të Sarandës, dikur tregonte se pikërisht këtu është një nga monumentet më të rëndësishëm të arkeologjisë dhe historisë në qytetin e Sarandës.
Për këtë, bie dakord edhe vetë DRTK (Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtarë ) në Qarkun Vlorë e cila ka kompetencë edhe ta rishkruaj ndonjëherë këtë tabelë sinjalistike që sot, më 21 shkurt 2022, është ende, tabelë “memece’.
Kjo tabelë nuk orienton askënd për të vizituar Bazilikën paleokristiane dhe Sinagogën hebraike dhe nuk përcjell asnjë lloj informacioni arkeologjik si promocion turistik , pasi është thjesht një copë llamarinë e dalë boje, në inventarin e strukturës vartëse të DRTK Vlorë në Sarandë!