Sarandë, arrestohet 52 vjeçari se ushtroi dhunë në familje
Një 52 vjeçar u arrestua në Sarandë pasi ushtroi dhunë në familje.
Burime policore bene te ditur se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. Xh., 52 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.