Sarandë, arrestohet 51- vjeçari për ngacmim seksual
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin I. B., 51 vjeç, banues në Sarandë.
Procedimi penal ndaj tij u krye pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, banuese në Sarandë, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.