Himarë, bënin ndërtime pa leje në pronat e tyre, procedohen penalisht 2 shtetas
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasit E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, dhe N. V., 58 vjeç, banues në Himarë.
Procedimi penal ndaj tyre u krye pasi janë konstatuar në pronat e tyre, duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.