FOTO LAJM/ Koço Kokëdhima në mbështetje të Rusisë, ja veshja që u shfaq në Sarandë

Ish deputeti Koço Kokëdhima është shfaqur sot në Sarandë për të ndjekur nga afër sfidën e Kategorisë së Parë mes Butrintit dhe Apolonisë.

Ajo që ka rënë në sy gjatë prezencës së Koço Kokëdhimës ishte veshja e tij.

Siç shihet në foton e siguruar nga  Sarandanews.com, Kokëdhima është shfaqur në tribunë me një kapelë të modelit Rus.

Një mesazh që tregon qartë se cilin krah mban ish deputeti i Parlamentit shqiptar në luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukraniës.

Është e qartë që me modelin Rus që Kokëdhima ka zgjedhur të shfaqet ka treguar dhe pozicionin e tij që është në krah të diktatorit Vladimir Putin. /Sarandanews.com/