EMRI/ Ishte në kërkim dhe po futej në Shqipëri nga Qafë Bota, arrestohet 35 vjeçari nga Saranda
Fation Alizoti, 35 vjeç, është arrestuar nga Policia në Doganën e Qafë Botës pasi ishte shpallur në kërkim. Edhe pse ishte në kërkim dhe i dënuar me 4 muaj burg, Alizoti ka tentuar të futet në Shqipëri në rrugë të ligjshme dhe menjëherë është prangosur.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:
Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 08.02.2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë”, njofton Policia e Vlorës.