Butrinti humbet në minutat e fundit, Apolonia merr tre pikë në Sarandë
Butrinti ka marrë humbjen e tretë radhazi në kampionat, duke rëndëuar pozitat në renditje.
Sarandiotët u mposhtën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Andon Lapa” përballë skuadrës së Apolonisë, e cila arriti që të fitojë në minutat e fundit të ndeshjes.
Golin për fierakët e realizoi Zoga, duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi ekipit të Butrintit.
Kujtojmë që Butrintit ju anulua një gol në mënyrë të dyshimtë në pjesën e parë nga arbitri i ndeshjes, duke ngjallur mjaft polemika.
Pas kësaj humbjeje Butrinti renditet në zonën e ftohtë të rënditjes në vendin e 12-të me 21- pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës do të jetë në transfertë kundër Shkumbinit në Peqin. /Sarandanews.com/