Vijojnë punimet në rrugën Lëkurës-Kanali Çukës, ja kur pritet përfundimi i punimeve
Vijojnë punimet për projektin: “Ndërtim, Asfaltim, Rrjeti Inxhinierik, Rruga Nr.1, Lëkurës, Loti 1+2”, në qytetin e Sarandës.
Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Aktualisht punimet janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore, ndërtim mure guri dhe vepra arti.
Projekti synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve sidomos gjatë sezonit turistik dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës.
Ky segmet rrugor pritet të mbarojë gjatë muajit shkurt.