Sarandë, Vesel Koçiu: Duam një parti të fortë dhe jo një lider të fortë

Ashtu sikurse pritej, e ndarë në dy pjesë, Dega e PD-s në Sarandë ka  përkujtuar sot 31-vjetorin e krijimit.

Një palë, e përkujtoi këtë event historik e politik jashtë selisë së PD lokale, në hotel “Tatzati” mndërsa pala tjetër, ajo e linjës së Sali Berishës në mjedisin e jashtëm të selisë zyrtare të PD këtu në Sarandë.

Në takimin përkujtimor festiv të organizuar në Hotel “Tatzati” nga struktura  e degës të linjës zyrtare të kreut të PD-s Lulzim Basha, kryetari i kesaj Dege në detyrë, Vesel Koçiu, vuri ne dukje se”Sot është një  kujtimi, respekti, vlerësimi e ndreimi për themeluesit e PD në momentet e para të demokraciës.”

“Sot kujtojmë me nderi themiluesit e parë dhe nismëtarërt e kësaj dege si pjese memories publike te PD: Kujtim Lloja, Lutfi Bajrami,etj dhe vazhdues si Dhimitraq Lapa ,Pasjonare Nika, Ylli Pirro, Bejdo Cela, Hariz Mema, etj,.në vazhdim.

Koçia ka përmendur në shenjë homazhi ish kryetarin e kësja Dege Hariz Mëma. “Ne sot kutojme me respekt të veçantë kryetarin Hariz Mema i cili është ndarë nga jeta, qëndrestarin, shembullin e  qëndresës, njeriun e mençur, shembull i virtyteve dhe cilësive.-tha Vesel Koçiu.

Koçiaunuk la pa përmendur zhvillimet e  fundit dramatike te PDSH “Edhe pse sot PD është duke zhvilluar nje debat të brendshëm që i ka kalur caqet e një normaliteti, anëtartë e PD do të vazhdojnë të gjithë bashkë, duke vleresuara arritjet e  së kaluares. Të shikojmë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Ne duam një PD të fortë dhe jo liderë të fortë dhe të bashkuar dhe jo një lider të fortë.Dhe kjo do të arrihet me kryetain Lulzim Basha.-përmendi Vesel Koçiu në përvjetorin e 31 tëDegës së PD në Sarandë.