Sarandë-Unioni Turistik Shqiptar organizon eventin e parë kombëtar të 2022-it
Unioni Turistik Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit Turistik të Sarandës dhe Filialin e këtij Unioni në Sarandë, organizoi në mbrëmjen e së premtes, në mjedise të Kompleksit turistik “Mediterrane”, ceremoninë e 17 me të gjithë operatorët turistikë kombëtarë.
Në këtë cermoni konceptuar nga kreu i Unionit Turistik për Sarandë, Ben Çipa si një mbrëmje gala, ishin të pranishëm edhe deputetja Anila Denaj, ish Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Bledi Klosi si dhe kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.
Në përshendetjen e rastit për të pranishmit, kryetari I këtij Unioni , Rrahman Kasa, vuri në dukje se ky takim festiv është i 17-ti në vazhdën e traditës ndër vitë të këtij Unioni, si një nisje e bardhë e vitit që sapo kemi filluar. Ai vlerësoi kryetarin e bashkisë Gurma për frymën e bashkëpunimit me Unionin Turistik Shqiptar.
Kasa vlerësoi gjtihashtu Ben Çipën për dinamizmin dhe efiçencën e aktiviteteve si përfaqësues i Unionit në rajonin e Sarandës dhe shprehu shpresën se 2022-si, të jetë më i mbarë pasi sektori i turizmit, sipas tij, ishte më i prekuri nga pandemia-
“Saranda ëhstë nga desitnacionet më kryesor turistië në vend-tha Kasa, por siaps tij ka ende astete të pashfrytëzuara dhe nevojë për përmirësime në infrastrukturë.”
Unioni është krijuar ne vitin 2005 si nga niciatorët kryesor ët promovimit të turizmit në Shqipëri. Përvec mbrojtjes së të drejtave të anëtarëve të Unionit, prioritet është promovimi i turizmit shqiptyar në kofnerenca kombëtare e ndërkombëtare, në infoture me homologe të huaj, etj,.
Në mars do të organizohet një infotur me operatorë turistik të huaj piëkrisht në Sarandë-tha kreu I këtij Unioni.
Në këtë ceremoni i ka përshendetur turoperatorët kombëtar edhe kryertari i bashkisë Adrian Gurma, deputetja dhe ish ministere e Financave, Anila Denaj si dhe Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës.