Rrahu babain, arrestohet 45-vjeçari nga Konispoli
Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.