Mediat e Berishës akuzojnë sërish deputeten e Sarandës: Burri i Ina Zhupës i lidhur me Erion Veliajn

Mediat e financuara nga Sali Berisha kanë nisur sërish një sulm ndaj zëdhënëses dhe deputetës së Sarandës Ina Zhupas.

Akuzat në drejtim të Zhupës nga mediat e paguara nga Sali Berisha lidhen me bashkëshortin e saj, për të cilin e akuzojnë si të lidhur me Erion Veliajn.

Sipas aludimeve të mediave të Berishës, bashkëshorti i Ina Zhupës është aksioner në një prej kullave që po ngrihen në qëndër të Tiranës.

Fjala është për një nga kullat pas Sahatit të Tiranës, për të cilat është folur shumë, por asgjë nuk është bërë. Dhe për të cilat bashkëshorti i saj është përfolur edhe më herët.

Këto akuza deputetja e Sarandës i ka rrëzuar, por duket se lufta e egër mes Berishës dhe deputetëve që mbështesin Bashën ka bërë që këto akuza të rikthehen edhe njëherë.

Ndërkohë, nga Zhupa nuk ka pasur asnjë koment deri më tani për këto akuza të ngritura edhe nëjehërë ne mediat pranë Sali Berishës. /Sarandanews.com/