IKMT aksion në Sarandë e Ksamil, e moshuara me lot sy: Do ta mbrojmë me gjak! S’kemi ku të shkojmë
Inspektoriati vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Bëhet fjalë për 20 ndërtime pa leje të kontaktuara gjatë kohës së fundit dhe kryesisht ndërtime në shtesa dhe rrethime. 11 nga këto ndërtime janë në Ksamil dhe 9 në Sarandë.
Punëtorët e IKMT-së janë hasur me rezistencën e një çifti të moshuarit, të cilët thotë se nuk janëë njoftuar për shembjen e shtëpisë së tyre. Rushan dhe Katerina Kurti thonë se janë pronar të banesës, ndërsa IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.
Këtu fle këtu banor. Kam ardhur që në 78 në Ksamil. Këto më sjellin një dokument në emër të një institucioni tjetër. Ato më thonë të kemi marrë një vendim prishje me një emër tjetër.’- u shpreh Rushan Kurti.
Rushan dhe Katerina Kurti sot janë përballur me fadromat e IKMT-së që kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre. Kjo pasi IKMT ka shkuar që t’u shembë shtëpinë, pasi sipas punonjësve është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë për Report Tv se objekti i tyre është në proces legalizimi. Ato thonë se banojnë aty prej 2013. Madje theksojnë se IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.
‘Këtu fle këtu banor. Kam ardhur që në 78 në Ksamil. Këto më sjellin një dokument në emër të një institucioni tjetër. Ato më thonë të kemi marrë një vendim prishje me një emër tjetër. Ka 5 vite dhe e kam në proces legalizmi. Ai vjen një ditë të bukur dhe thotë do ta prish unë këtë. Në moment nuk mund të më thotë ore zotëri hajde se do të prishim ndërtesën. Mua më njohin të gjithë edhe këto hajdutët e IKMT-së. Unë që s’kam dhënë lek ma konsiderojnë të paligjshme. Unë nuk do ta liroj, e di do të më marrë policia. Unë u kërkova dokumentin e saktë, ai erdhi direkte dhe të ma prishi banesën. Unë ku do të vete. Kam disa vite që jetoj këtu.’- u shpreh Rushan Kurti.
‘Si na ngrihen këto pushtetarë, që zaptojnë tokat në Ksamil. Tani kanë dalë pronarë këtu. Ne i kërkojmë shtetit që këto 300 m ti kemi këtu. Unë vetëm me gjak do ta mbroj.’- tha Katerina Kurti.
Punëtorët e IKMT-së janë hasur me rezistencën e një banori, i cili thotë se nuk është njoftuar për shembjen e shtëpisë së tyre. Rushan dhe Katerina Kurti thonë se janë pronar të banesës, ndërsa IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër të Arjan Poda.
Punonjësi i IKMT-së: Kanë nxjerrë vendimin do të prishet, do prishet!
Banori: S’më ka ardhur vendimi. Mua s’më ke çuar në gjyq. Unë jam shtetas shqiptar, nuk është e Arianitit. E kualifikuar thotë, unë e kam në proces legalizimi. Këtë e ka djali im. Ça bëni kështu. Xhaxhi nuk del që andej. Tani ma sjell mua shkresën ti! Nuk kaloj unë andej.