Finiq, rikonstruktohen rrugët e brendshme në Livadhja
Punimet restauruese të rrugëve të brendshme kanë vijuar këtë rradhë në Livadhja, nga Shërbimi Teknik i Bashkisë Finiq.
Në këtë fazë po restaurohen rrjetet e brendshme kryesore rrugore, të cilat janë prekur nga koha dhe kushtet atmosferike, me riparimin e tyre dhe hedhje betoni në ato segmente që vlerësohet e domosdoshme.
Siç theksoi kryebashkiaku Z. Kiço, punimet pritet të kenë një kohëzgjatje dhe ndërhyrje në të gjithë territorin dhe do të zbatohen në kuadër të programit të përmirësimit dhe zgjerimit të rrugëve në çdo fshat.