Deputetja e Sarandes publikon videon: Berisha vazhdon thirrjet për dhunë, tashmë është vetëm koka e një pakice të dhunshme
Zëdhënësja e Partisë Demokratike njekohesisht deputete e Sarandes Ina Zhupa ka reaguar lidhur me paralajmërimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për protesta të tjera.
Sipas saj, këto janë thirrje të vazhdueshme për dhunë nga ana e Berishës, por që nuk përfaqësojnë demokratët. Zhupa shprehet se Berisha është e shkuara dhe nuk ka vend në PD.
“Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.
Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!”- shkruan Zhupa krahas një videoje ku jepet një thirrje e Berishës për protestë dhe pamjet nga protesta e 8 Janarit.