Sarandë, tjetër përplasje në whats’up-in e PD-së, Spiro Vason e largojnë nga grupi
Anëtari i Kryesisë së PD Sarandë, Spiro Vaso, është shprehur se e kanë hequr nga grupi i WhatsApp.
Sipas Sipro Vasos, largimi i tij nga sekretari organizativ i degës së PD Sarandë ka ardhur pasi ka postuar videon ku lexoheshin emrat e delegatëve të Sarandës për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Sipas Vasos, Sekretari Organizativ nuk ka të drejtë të heqi anëtarin e Këshillit Kombëtar nga grupi i punuës në WhatsApp, pasi ai grup është për të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës Sarandë.