Kadastra në Tiranë nxjerr 202 emrat e qytetarëve nga Saranda që u ka dal leja e legalizimit
Një ditë para ndërrimit të vitit, Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, ka folur për procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokave bujqësore.
Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame është ndalur në një lajm të gëzuar për disa mijëra familje shqiptare.
“Viti 2021, u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Janë 25.500 familje shqiptare që e përmbyllën këtë proces gjatë këtij viti. Por ka ende shumë qytetarë që vijojnë të kërkojnë me të drejtë avancimin e këtij procesi.
Në shumë raste edhe duke i rënë shkurt, me motivin tashmë banal “meqë nuk bëhet do të thotë që duan lekë”. Mirëpo, unë sot dua të lajmëroj se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët. Pra, punë e bërë por e papërfituar nga qytetarët”, u shpreh Lame.
Në listën e publikuar nga ana e Kadastrës qëndrore në Tiranë, për zonën e Sarandës janë 202 leje që kanë dal.
Ne më poshtë po publikojmë listën e plotë të qyetatrëve që u ka dal leja e legalizimit dhe që duhet të paraqiten para zyrave për të tërhequr këtë dokument të rëndësishëm.