Demokratët e Sarandës përgatiten për protestën e nesërme kundër Vuçiçit

Sali Berisha ka thirrur nesër në Tiranë një protestë kundër ardhjes së president serb Aleksandër Vuçit në kryeqytetin shqiptar.

Protesta do të nisë në orën 16:00 në selinë e Partisë Demokratike për të vijuar marshim drejt kryeministrisë.

Për këtë protestë po përgatiten dhe demokratët e Sarandës që janë pro Sali Berishës si Matilda Qurku, Manjola Nikollo, Spiro Vaso etj.

Këta të fundit kanë publikuar në rrjetet sociale njoftimin e organizimit të kësaj proteste, që konfirmon edhe pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Kujtojmë që dje në Sarandë shumica votoi pro shkarkimit të Lulzim Bashës. /Sarandanews.com/